Kush jemi
Ne jemi distributori ekskluziv i autorizuar i sevendiesel per pjesë këmbim për pompat dhe injektorët e naftës të cdo lloji . Gjithashtu partner i rëndësishëm është Stardex ,me të cilin kemi një bashkpunim të shkëlqyer. Stardex është prodhues kryesor per bangoprova dhe pajisje të tjera të linjës së naftës.Gjithashtu ne kemi mardhënie dypalëshe me DimedExist , e cila operon në tregun Turk dhe prodhon bangoprova si dhe mjaft paisje të tjera për kontrollin dhe riparimin e kompletuar për sistemin e naftës si :pompa , injektorë valvula presioni etj.
Gjatë këtyre viteve, kemi ndërtuar një rrjet të gjerë klientësh besnikë, të cilët na kanë besuar automjetet e tyre – nga pronarë makinash private, deri te biznese që operojnë me flotë mjetesh, nga Durrësi dhe zonat përreth, falë punës cilësore, përkushtimit dhe korrektësisë sonë. Çdo ditë, ndihmojmë klientë – individë dhe biznese – të zgjidhin problemet teknike me mjetet e tyre me efikasitet dhe transparencë.
Ambientet tona ndodhen në një lokacion të përshtatshëm dhe janë të pajisura me teknologji moderne. Ekipi ynë është i trajnuar dhe me përvojë në trajtimin e çdo lloj problemi të motorëve diesel – nga më të thjeshtit deri tek më të ndërlikuarit.
Misioni ynë është i qartë: Të ofrojmë shërbime të nivelit të lartë për motorët diesel duke ruajtur gjithmonë balancën ndërmjet një shërbimi të shpejtë,cilësorë,natyrisht me kosto te përballueshme dhe të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë.
Garancia
Ne ofrojmë garanci për të gjitha shërbimet dhe produktet që ofrojmë, duke siguruar besueshmëri dhe cilësi.
Çfarë përfshin testimi?
Testimi përfshin kontrollin e performancës, analizimin e defekteve dhe verifikimin e saktësisë së injektorëve dhe pompave.
Ku ndodhemi
📍 Durrës
Adresa: 8FPJ+6FG, SH2, Durrës
Orari:E Hënë – E Shtunë 08:00 – 18:00
Tel: +355 69 722 2331 , +355 69 588 3680
📍 Tiranë
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë
Orari: E Hënë – E Shtunë 08:00 – 18:00
Tel: +355 68 801 3406
